Fshati që nuk braktiset! Në Labinot Katund nuk ka vetëm të moshuar, të rinjtë kanë qëndruar

8 months ago 13

Rrallë ndodh në ditët e sotme të gjesh shkolla fshatrash të cilat gumëzhijnë nga zërat e fëmijëve.

Rrugët e Labinotit Katund janë të mbushura me fëmijë teksa vitet e fundit në fshatra nuk gjen veçse të moshuar.

Shkolla e mesme e bashkuar “11 Deshmorët” në Labinot Katund numëron plot 300 nxënës. Ndër të rrallët fshatra që emigracioni nuk e ka vrarë.

Njerëzit punëtorë të Labinotit kanë zgjedhur ta ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre. Fshati ka njohur investime të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e nivelit të jetesës dhe mbi të gjitha në daljen e prodhimeve bujqësore në treg.

Dita ditës emigrantët po kthehen dhe po investojnë kryesisht në turizëm.

Top Channel

Read Entire Article