Fundjavë për plazh? Mësoni si do të jetë moti, si fillon java e ardhshme

4 months ago 25
Reklamë

Meteorlogu Hakil Osmani ka bërë me dije si do të jetë moti gjatë kësaj fundjave dhe për javën që vjen.

Ai tha në një lidhje “Skype” me emisionin “7pa5” se moti pritet të jetë i qëndrueshëm, teksa nuk do të mungojnë as temperaturat e larta.

“Dita e sotme do të sjellë interval të gjata me kthjellime deri në orët e mesditës dhe pasdites, më pas do të kemi kalime të lehta të vranësirave, më të dukshme në zonat malore.

Do të kemi rritje të temperaturave të ajrit. Në qytetet e zonave malore do kemi vlera 8 gradë Celsius, ndërsa maksimumet në orët e mesditës do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

Dita e shtunë në pjesën e parë të saj pritet të jetë me interval të gjata me kthjellime. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat. Edhe dita e diel gjatë paradites mbetet në ndikimin e kthjellimeve, ndërsa pasditja sjell kalime të vranësirave dhe reshje shiu.

Edhe dita e hënë mbetet në mbizotërimin e masave ajrore të ngrohta, maksimumet do të jenë 29-30 gradë Celsius.

Paraditet do të jenë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, ndërsa pasditet do të kenë reshje të pakta shiu”, tha Osmani. /vizionplus.tv

Read Entire Article