Furgoni përplaset me makinën në aksin Lushnjë-Berat, lëndohet një nga shoferët

7 months ago 21
Reklamë

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, në vendin e quajtur Barbullinjë,.

Shtetasi L. Y., duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një automjet tip “BMW” me drejtues shtetasin A. B.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi A. B., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /vizionplus.tv

Read Entire Article