Futbollistë me zemër të madhe, dhurata për të moshuarit në Shkodër

8 months ago 18
Reklamë

Edhe një herë është skuadra e Vllaznisë, klubi i futbollit shkodran ai që jep një shembull të lartë socilizimi dhe qytetarie me nismat e tij në këtë fundvit festash.

Drejtuesit e klubit kishin vendosur që paratë e grumbulluara nga shitja e biletave të ndeshjes Vllaznia-Skëndërbeu të shkonin për një dhuratë që do t’i kalonte Shtëpisë së të Moshuarëve të qytetit. Futbollistët shkodranë shkuan atje për t’i vizituar me makinë dhuratë, të blerë me paratë e grumbulluara

Një nismë që vetë presidenti i klubit Alban Xhaferri e sqaron më shumë.

“Kjo ishte në kuadrin e qasjes sociale që ka klubi i vllaznisë për t’ju gjendur pranë shtresave në nevojë sic ishte rasti tek Shtëpia e Gjyshërve dhe tek Shtëpia e Rinisë ku me një shumë modeste të mbledhur nga të ardhurat nga biletat ne me rastin e festave cuarm atë gëzimin tonë pranë atyre”, tha Alban Xhaferri, president i KF Vllaznia.

“Mundohemi ti gjendemi pranë komunitetit të shkodrsë, sigurisht nevojat e tyre janë shumë të mëdha po rne me aq sa mundemi arrijmë t’i qëndrojmë pranë dhe lidhja me ta është realisht e fotë pasi ata ishin shumë tëinteresuar për ndeshjet tona dhe janë tifoza të zjarrtë të Vllaznisë”, tha Bekim Balaj, futbollist i Vllaznisë.

Megjithatë sic thekson vetë një nga futbollistët kryesorë të skuadrës së Vllaznisë, Bekim Balaj ky gjest simbolik duhet të jetë jo vetëm për raste festash nga të gjithë jo, vetëm nga komuniteti i futbollit.

“Gjesti simbolik ka për qellim më tepër sensibilizimin dhe t’i gjendmi pranë jo vetëm në raste festash pasi janë realisht në nevojë. Duhet ta bëjmë më tepër gjatë vitit. Shpresoj tëp jemi shembull për komunitetin dhe të marrim edhemë shpesh kështu nismash”, tha Bekim Balaj, futbollist i Vllaznisë.

 “Të kemi një vit sa më të begadë për të gjithë, kjo është më kryesorja. Pastajnë kontekstin sportiv ne do të luftojmë të arrijmë objektivat tona dhe pritshmërinë e qytetit është shumë e rëndësishme të që futemi në FInal Four, dhe pastaj të kemi një pjesëmarrje sa më dinjitoze atje”, tha Xhaferri.

Top Channel

Read Entire Article