“Garantoni huatë tona”, Rama-BE: Do vini pas nesh gjithë jetën që të na kërkoni paratë mbrapsht

4 months ago 23
Reklamë

Kreu i qeverisë, Edi Rama nga Mali i Zi i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të lehtësojë marrjen e huave për vendet e rajonit. Nuk kanë munguar as batutat gjatë fjalës së tij në Samitin që po mbahet në Kotor.

Kreyministri tha se nëse BE garanton huatë, do të jetë gjithmonë pas vendeve të rajonit, pasi do të kërkojë paratë mbrapsht. Gjithashtu Rama theksoi se vendet e Ballkanit do të jenë besnike të BE-së.

Edi Rama: Kemi 90% hua dhe vetëm 10% grante. Është bota e anasjelltë në raport me BE që kanë vetëm 10% hua dhe 90% grante. E kuptojmë por do të ishte fantastike sikur me ndihmën e Bankës Evropiane të Investimeve ne të mund të nxisim dhe bindim BE që të garantojë huatë tona. Kjo do të ndryshonte çdo gjë. Siç na thoshim kur ishim fëmijë të varesh ekonomikisht nga ju ka qenë praktikisht humbja e lirisë tonë për t’iu hequr qafe. Garantoni huatë tona dhe do të na keni gjithë jetën pas vetes. Do vini pas nesh gjithë jetën që të na kërkoni paratë mbrapsht. Do të ishte shumë mirë kjo për brezin e ardhshëm në Evropë. Ne ballkanasit do të mbetemi besnikë të Bashkimit Evropian./vizionplus.tv

Read Entire Article