Gazeta franceze që boton një herë në katër vjet, hidhet në treg numri i ri

8 months ago 19

Në Francë, gazeta “La Bougie du Sapeur” është e vetmja në botë që boton një herë në katër vjet. Sot, më 29 shkurt, gazeta doli sërish në stendat e gazetave, duke lënë një takim të radhës me lexuesit e saj në vitin 2028.

Është një gazetë satiriko-humorike me 20 faqe, e botuar për herë të parë në vitin 1980. Sot francezët mund ta blejnë numrin 12 të gazetës për 4,90 euro. Megjithatë, vetëm 200,000 kopje të numrit të këtij viti do të jenë në dispozicion për shitje.

“La Bougie du Sapeur” trajtohet si një gazetë e rregullt, me rubrika mbi politikën, sportin, ndërkombëtarët, artet dhe më shumë. Megjithatë, artikujt janë kryesisht humoristik. Titulli kryesor i këtij botimi “Ne të gjithë do të jemi të zgjuar” trajton me humor dhe ironi se si niveli intelektual është bërë “i tepërt” nga inteligjenca artificiale.

Gazeta nuk ka botim online dhe mund të blihet vetëm në stendat e gazetave dhe kioska. “Shpresoj të sjellim pak ajër të pastër çdo katër vjet. Në ditët e sotme, njerëzit duhet të jenë në gjendje të qeshin,” shtoi redaktori./vizionplus.tv/

Read Entire Article