“Gërdeci”/ Ekspertët japin shpjegime para togave të zeza, Mediu: I gjithë procesi është antikushtetues

1 week ago 25
Reklamë

Tre ekspertët që kanë kryer ekspertimin e dëmit financiar pas shpërthimit të në Gërdecit dhanë shpjegime përballë togave të zeza. Ata i dhanë përgjigje rreth 100 pyetjeve të prokurorisë e avokatëvë të ish ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Pas seancës gjashtë orarëshe, Mediu e konsideroi gjithë procesin, antikushtetuese.


“Në qoftë se nuk respektohet Kushtetuta e vendit, në qoftë se nuk repektohet ligji, në qoftë se fillon një proces kur është i parashkruar, në qoftë se gjyqtarët marrin atributet e legjislatorit të shkruajnë ligjet, në vend që të zbatojnë e respektojnë ligjet, besoj padyshim nuk është çështje drejtësie. Kemi një drejtësi politike. Unë dua të them se ky është një proces që nuk ka bazë kushtetuese dhe jurdikie dhe përderisa nuk ka asnjërën nga këto të dyja nuk mund t’i vë emër tjetër”, tha ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Megjithë seancën maratonë, ekspertëve do t’u duhet tu japin përgjigje edhe 70 pyetjeve të tjera, pasi seanca u shty për datën 18 shtator. Edhe pse kërkesat e mbrojtjes për një akt- ekspertizë të re të dëmit ekonomik kanë qenë të shpeshta, Gjykata e Posaçme i ka rrëzuar.

Mbrojtja kërkoi edhe sot që akt-ekspertiza të mos bazohet ekspertizën e vitit 2008, por kërkesa u hodh poshtë.  Ish- ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim të dyfishtë të detyrës, sipas kodit penal dhe atij ushtarak./vizionplus.tv

Read Entire Article