“Gëzuar festën që na bën bashkë”, Meta nga Kavaja: Kurban Bajrami na kujton se të mirat duhen ndarë

3 months ago 18
Reklamë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Nga Kavaja, Meta tha se Kurban Bajrami është një ditë e shenjtë e sakrificës dhe humanizmit.

Meta: I uroj gjithë besimtarëve të Kavajës dhe mbarë Shqipërisë gëzuar këtë festë që na bën bashkë dhe që na kujton se sakrificat duhen njohur, duhen shpërblyer dhe të mirat duhen ndarë në mënyrë të përbashkët që të plotësojmë njëri-tjetrin.

Në Ditën e Kurban Bajramit, Meta tha se do t’u kthejnë pronat komuniteteve fetare./vizionplus.tv

Read Entire Article