Gjashtë persona akuzohen se kanë vjedhur rrjetat me tela që shërbejnë për mbrojtjen e Rrugës së Arbërit.
Policia e Tiranës ka vëvë në pranga një 32-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke vjedhur, ndërsa pesë të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.
“Si rezultat u kap në flagrancë duke vjedhur dhe u arrestua shtetasi G. A., 32 vjeç, banues në Bajram Curri, për veprën penale “Vjedhja”. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 43 vjeç, Y. D., 52 vjeç, L. Q., 21 vjeç, A. A., 20 vjeç, dhe M. K., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë”, njofton policia.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet të organizuar nga shtetasi G. A., kanë vjedhur rrjetat me tela që shërbejnë për mbrojtjen e Rrugës së Arbërit.
/vizionplus.tv