Një i ri është gjetur i plagopsur pranë rreth-rrotullimit të Shëngjinit në Lezhë.
30-vjeçare me fraktura në kokë është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa policia ka nisur verifikimet për rastin.
Dyshimet e para janë se i riu nga Shkodra mund të jetë dhunuar nga persona ende të paidentifikuar dhe është lënë pa ndjenja pranë rreth-rrotullimit. /vizionplus.tv