Gjermania 36 vite pa mundur Spanjën, të premten finalja e parakohshme, yjet iberikë përballë organizatorëve

2 months ago 20
Reklamë

Me kualifikimin e Holandës dhe Turqisë, euro 2024 plotësoi tabelën e çifteve çerekfinaliste, të cilat do të jenë Gjermani-Spanjë, Portugali-Francë, Angli-Zvicër dhe Holandë-Turqi.

Gjithçka nis të premten me duelin më të madh, finale e  parakohshme Spanjë-Gjermani.  Iberikët që kanë shfaqur futbollin më të bukur dhe dominues, do të kenë përballë Gjermaninë e traditës dhe mbi të gjitha organizatore të kompeticionit. Fakti që luan para tifozëve të vet i ka dhënë më shumë oreks pancerave për të marrë maksimumin nga ky europian, edhe pse luhatjet në lojë nga ndeshja e parë në të katërtën kanë qenë jo të vogla.

Megjithatë Gjermania e Nagelsmen ka kualitetin e duhur me emra si Kimish, Nojer, Rudifger, Toni Kros, Musiala, Virc, Sane dhe Haverc për ti bërë ballë yjeve të Spanjës…meqenëse se ra fjala iberikët janë një ekip shumë i bukur për t’u parë…bazohen tek qarkullimi i topit jo më horizontal. Por me trajnerin De la Fuente , qarkullim edhe më vertikal.

Dy krahët e sulmit janë shpërthyes me super të talentuarit Jamal dhe Niko Uilliams, ndërsa qendra e mesfushës me Pedrin, Rodrin dhe Fabian Ruziz është një miks mes klasit dhe inteligjencës. Mbrojtjen e kanë pikën e tyre jo më të fortë, aty ku i druhen edhe fazës ofensive cilësore gjermane.

Motivues për Spanjën është fakti që prej 1988, Gjermania nuk ka fituar asnjë ndeshje zyrtare ndaj tyre. Të premten pasdite është koha për të parë një finale të parakohshme, çift nga i cili do të dalë skuadra që do të duhet të luajë në gjysmëfinale me një tjetër ekip pretendent që do të dalë nga përballë Portugali-Francë. /vizionplus.tv

Read Entire Article