Gjermania paketë për bujqësinë, ndihma për fermerët pritet të miratohet në Bundestag

2 months ago 27
Reklamë

Pas protestave te njëpasnjëshme të fermerëve në fillim të vitit, qeveria gjermane  ka rënë dakord, për një paketë të re masash për bujqësinë.

Përfaqësuesit e partive në pushtet bënë me dije se pjesë e paketës është  zbutja e taksave për të  ardhurat nga bujqësia dhe pylltaria dhe  forcimi i aftësive për konkurrencë.

Me zbutjen e tatimit mbi fitimin, merret si bazë një fitim mesatar për një periudhë trevjeçare, në vend të fitimit aktual vjetor.

Kjo u mundëson fermerëve të kompensojnë më mirë të ardhurat nga vitet e mira dhe të këqija.

Ndërsa një komponent i rëndësishëm  do të jetë dhe ulja e burokracisë.

Po ashtu mbështetje shtesë do të ketë edhe për blegtorinë sipas politikës së përbashket bujqësore të BE-së.

Një ndryshim i ligjit synon edhe të forcojë pozitën e fermerëve kundrejt  shitësve. Ky plan pritet që të miratohet në Bundestag javën e ardhshme./vizionplus.tv

Read Entire Article