Gjermania thirrje qytetarëve të saj: Mos udhëtoni në mënyrë kategorike në Rusi, mund të arrestoheni

7 months ago 12

Ministria Federale e Punëve të Jashtme ka ashpërsuar sot direktivën e saj të udhëtimit për Rusinë dhe tani kategorikisht ndalon gjermanët udhëtojnë në këtë vend.

Ndryshimi, me shtimin e termit “kategorik”, u bë i domosdoshëm, sipas ministrisë, për shkak të përkeqësimit të vazhdueshëm të situatës, përfshirë rrezikun e arrestimeve arbitrare, i cili konsiderohet të rritet për shtetasit gjermanë me shtetësi të dyfishtë, gjermane dhe ruse.

Lexo edhe :

Related Posts

Më tej, direktiva thekson se në demonstrata dhe tubime publike në të gjithë vendin, dhuna përdoret shpesh nga forcat e sigurisë.

Rusia ka arrestuar qindra qytetarë gjatë tubimeve të cilat përfshinë vendin pas vdekjes së opozitarit rus, Alexy Navalny. Ky i fundit ndërroi jetë në qeli, teksa shumë vende të botës, mes tyre edhe Gjermania, e kanë konsideruar vdekjen e kundërshtarit të Putin, si një vrasje politike./vizionplus.tv/

Read Entire Article