Gjinari po tërheq turistët, vizitorët vlerësojnë natyrën dhe kulinarinë

4 months ago 25
Reklamë

Vetëm  25 km larg qytetit të Elbasanit ndodhet një ndër pikat turistike më të bukura dhe të frekuentuara të qarkut, Gjinari.

Një destinacion i cili frekuentohet masivisht në të katërt stinët e vitit.

Turistët vit pas viti kanë njohur një rritje të konsiderueshme. vendas dhe të huaj thonë se në Gjinar gjejnë qetësinë duke u larguar nga ndotja, stresi dhe aktiviteti i zhurmshëm i qytetit.

 “Kjo qetësi, natyra, zogjtë të bëjnë për vete, shumë Bukur! Ambienti është shumë i bukur, ajër i pastër! Ne vijmë gjithmonë këtu, na pëlqen shumë për natyrën që ka!”, shprehen turistët.

Një nga problemet për këtë pikë turistike ka qenë infrastruktura,  por së fundi edhe ajo po rehabilitohet , gjithashtu po punohet  për rregullimin e qendrës duke e kthyer në një nga pikat më atraktive të turizmit në bashkinë e Elbasanit.

Gjinari gjithashtu ka edhe  një vlerë tjeter të shtuar, pasi shërben edhe si zonë kurative, sidomos për ata që vuajnë nga problem  të mushkërive. /vizionplus.tv

Read Entire Article