GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit për revokimin e masës së sigurisë

3 months ago 27
Reklamë

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë. Po ashtu GJKKO nuk pranoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Ndërkohë, prokurorët e SPAK pretenduan se Berisha ka shkelur masën e arrestit, duke futur në shtëpi ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe gazetarët e RAI.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK.

Ish kryeministri Berisha, nën hetim nga SPAK akuzohet se ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për kompleksin Partizani.

Më 22 tetor 2023 dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi u arrestua me urdhër të SPAK. Malltezi u vu në pranga në Aeroportin “Nënë Tereza” teksa priste bashkëshorten. Urdhër arresti u lëshua për llogari të hetimit të Strukturës së Posaçme mbi privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Por disa muaj më pas masa u zbut dhe u vendos që Malltezi të qendrojë në arrest shtëpie. /vizionplus.tv

Read Entire Article