GJKKO rrëzon kërkesën e Sali Berishës për të marrë pjesë në Kuvend

7 months ago 11
Reklamë

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në Kuvend.

Ish-kryeministri Berisha i cili ndodhet që prej 30 dhjetorit të vitit 2023 në “arrest shtëpie’ ju drejtua pak javë më pakë GJKKO-së ku i kërkonte leje për të marrë pjesë në seancat plenare, por që është rrëzuar ditën e sotme.

Pas përfundimit të seancës gjyqësore, avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genci Gjokutaj theksoi se nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, duke hedhur akuza se gjykata është e kapur nga kryeministri Edi Rama dhe po zbaton urdhërin e tij.

Porosia e Edi Ramës shkoi deri në fund. Nuk kishte si të jepej vendim tjetër përveç urdhërit të Edi Ramës. Por ne do të vijojmë të ndjekim çdo hap të drejtësisë dhe do t’i çojmë betejat deri në fund”, tha Gjokuta.

Kujtojmë që ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv lidhur me privatizimin e ish-klubit Partizani.

Fillimisht ndaj tij u dha masa detyrim paraqitje në SPAK të hënë n e parë dhe të tretë të çdo muaji, por pas mosrespektimit të tij të kësaj masa, GJKKO ashpërsoi masën në 30 dhjetor të 2023-duke e lënë në “Arrest shtëpie”.

Read Entire Article