GJKKO shpall nesër vendimin për Berishën, ish-kryeministri s’është në dijeni: E kanë shtyrë sërish?!

8 months ago 38
Reklamë

Gjykata e Posaçme ka marrë vendimin në lidhje me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky vendim pritet të shapllet nesër në orën 15:00.

Ish-kryeministri Sali Berisha, menjëherë pas njoftimit, në një deklaratë për medeit u habit nga vendimi pasi nuk ishte informuar.

Lexo edhe :

Related Posts

Berisha: E ka shtyrë sërish? Nuk jam në dijeni. Duhet të shoh motivin, cili ka qenë motivi se nuk jam i informuar. Nuk jam informuar akoma nga avokatët e mi.

Sa i takon vendimit të Gjykatës së Lartë për të rikthyer në Apel çështjen e logos dhe vulës së Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se vendimi i Gjykatës së Lartë nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj.

Berisha: Vendimi i Gjykatës së Lartë… Gjykata e Lartë nuk u ngrit në lartësisë e misionit të saj që të rrëzojë përfundimisht vendimin e Apelit. Aktualisht në fuqi është vendimi i shkallës së parë sepse Gjykata e Lartë nuk e çoi për rigjykim në shkallën e parë por e çoi për rikygjim në Apel. Duhet të lexoj vendimin sepse vetëm me njoftimin nuk mund të jap një opinion. Kthehemi në fillim. Çdo interpretim tjetër është i gabuar.

A vërteton Gjykata e Lartë se është Edi Rama pas këtij vendimi?

Berisha: Gjykata e Lartë nuk mund të merrte vendim, nëse do gjykonte në lartësi, përveçse njohjen përfundimtare të Gjykatës së Faktit.
Pse e them këtë? Vetë Gjykata e Lartë ka disiplinuar, se kjo quhet disiplinim, sepse të të përjashtojë nga e drejta e rigjykimit, ajo normalisht po të mos kishte probleme të rënda, i takonte ta gjykonte e njëjta trupë, por fakti që u detyrua të përjashtojë trupën dhe pastaj, pra kaq skandaloze ishte gjendja aty në vendim, kaq skandaloze ishte saqë nuk mund të përtypej në asnjë mënyrë dhe u detyrua ta kthejë me një trupë tjetër.
Në një kohë kur vendimi i vetëm jashtë diktatit të Edi Ramës, do ishte që lihet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, i cili është në fuqi, por është në fuqi gjersa të gjykohet, që të mos bëjmë interpretime. Të dyshosh tani që Gjykata e Lartë nuk kontrollohet nga Edi Rama, tani mos e pyet…/vizionplus.tv 

Read Entire Article