GJKKO shtyu seancën, Gjokutaj: Do depozitojmë provat që mbështesin kërkesën për përjashtimin e Irena Gjokës

8 months ago 33
Reklamë

Avokati i ish-kryeministrit, Genc Gjokutaj bëri me dije shkaqet e shtyrjes së seancës për masën ndaj ish-liderit të PD. Ai tha se gjykata i dha kohë përfaqësuesve ligjor të Berishës që të depozitojnë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

“Siç ju njoftuam dje kërkesa për përjashtimin e gjyqtares ka një afat kohor prej tri ditësh për depozitimin e përjashtimit të saj. Sot kemi marrë një pjesë të provave në sekretari dhe gjykata e shtyu për në datën 30, ditë e shtunë, ora 12:00, të shikojmë deri në atë moment nëse do të jetë gjykuar kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka Ne sot kemi parë provat që do të shoqërojnë kërkesat. Me provat që ne besojmë se mbështesin kërkesën e përjashtimt të gjyqtares Irena Gjoka. Janë ato prova të cilat provojnë njëanshmërinë e gjyqtares”, tha ai.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shtyrë vendimin për masën e sigurisë ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha. Vendimi u caktua të jepet të shtunën, 30 dhjetor, në ora 12:00.

Berisha është nën hetim pasi dyshohet për korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani.

SPAK kishte kërkuar ndaj tij masën e sigurisë detryim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit, por pasi Berisha nuk e respektoi, u kërkua një masë më e ashpër./vizionplus.tv/

Read Entire Article