Gjykata i dha logon dhe vulën Berishës, Basha: Respektoj dhe njoh vendimin

3 months ago 20
Reklamë

Lulzim Basha ka paralajmëruar një konferencë për mediat ditën e sotme, e cila pritet të nisë pas pak minutash.

Ndërsa po hynte në seli, ai është pyetur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila i dha logon dhe vulën e Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.

Basha theksoi se njeh dhe respekton vendimin e gjykatës.

Pas pak minutash pritet të mësohet edhe se cila do të jetë lëvizja e radhës e Lulzim Bashës pas vendimit të Gjykatës së Apelit ditën e sotme.

Basha: Në fund të fundit këtë betejë as nuk e vazhdojmë për logo dhe as për karrige, jemi bërë bashkë për diçka më të madhe. Kjo është një betejë shpirtrash për idealet e demokratëve. Sot është më e qartë se kurrë që Shqipëria meriton më shumë. Do të bëjmë gjithçka qe kemi në dorë, të vazhdojmë betejën tonë për një Shqipëri më të mirë. Nuk e komentoj vendimin e gjykatës.

Vendimet për hapat do ti diskutojmë tani me kolegët. Të gjitha vendimet që do të marrim do të jenë në përputhje me atë angazhim që kem i marrë para demokratëve. Synimi është largimi i kësaj qeverie dhe hapja e perspektives….

Pyetje: Si ta marrim këtë si një forcë e re politike?

Basha:…të një Shqipëria që meriton shumë më shumë sesa ka sot.

Read Entire Article