Gjykata i dha vulën dhe logon, Berisha: Fitorja e sotme do të shënohet në histori si ajo më e rëndësishmja

3 months ago 34
Reklamë

Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar historike ditën e sotme, pasi Gjykata e Apelit i riktheu vulën dhe logon e partisë, që deri mëngjesin e sotëm e mbante Lulzim Basha.

Duke folur para simpatizantëve të tij në takimin e përnatshëm poshtë banesës, Berisha theksoi se fitorja e sotme do të shënohet në histori si ajo më e rëndësishmja.

Sipas tij të gjithë demokratët kanë dhënë kontributin e tyre në këtë fitore historike.

Por vitet e fundit, me të njëjtën egërsi që komunistët shkallmuan simbolet fetare, përdhosen simbolet kombëtare, kërkuan në hakmarrjen më primitive të zhduknin flamurin e lirisë, e demokracisë në Shqipëri

Këtë flamur kërkuan ta grabisnin!

Këtë flamur kërkuan ta tjetërsojnë.

Ishte planifikuar që ky flamur të zhdukej dhe të mbetej një relike e historisë.

Kësaj here jo nga komunistët, por nga një formë e re perverse diktature, që së fundmi u pagëzua edhe nga mediat ndërkombëtare si shtet i mafies, si narkoshteti!

Ishte pikërisht lufta jonë ndaj këtij narkoshteti, ishte ekspozimi që u bëmë vjedhjeve të tyre monstruoze, denoncimet qe ne bëmë ndaj krimeve të Edi Ramës, që nisën këtë luftë të egër ndaj flamurit të Partisë Demokratike.

Dhe e paguam me sakrifica këtë luftë kundër narkoshtetit.

Që nga kryetari, që është prej muajsh në arrest pa asnjë akuzë, e deri te mbështetësi më i ri i Partisë Demokratike, të gjithë kemi bërë pjesën tonë të sakrificave.

Por pse sakrifikojmë ne?

Ne sakrifikojmë për dinjitetin e shqiptarëve.

Ne sakrifikojmë për pluralizmin politik.

Ne sakrifikojmë për interesin kombëtar.

Ne sakrifikojmë për demokracinë.

Dhe në këto sakrifica, ne ia dolëm që ta shpëtojmë flamurin e Partisë Demokratike.

Me këtë flamur ne sot i fshijmë lotët Shqipërisë, e cila në 10 vite ka humbur 35% të bijve dhe bijave të saj nga regjimi i Edi Ramës.

Nga një shpopullim genocidal, që se ka parë kurrë historia e Shqipërisë.

Nga një shpopullim genocidal, plotësisht i qëllimshëm, nga narkoshteti i Edi Ramës.

Prandaj nga gjithë fitoret dhe gëzimet e demokratëve, fitorja e sotmja do të shënohet në histori si ajo më e rëndësishmja.

Sepse sot ky flamur u përjetësua, si simboli i kryengritjes më epike të shqiptarëve ndaj së keqes”, tha Berisha.

Read Entire Article