Gjykata jep vendimin, sa u dënuan Rozeta Dobi dhe Alda Klosi

6 months ago 16
Reklamë

2 vite e 6 muaj burgim ka vendosur gjykata për ish zyrtaren e Ministrisë së Financave Alda Klosi, për të cilën do të aplikohet gjykimi i shkurtuar. Ndërsa për pastruesen Rozeta Dobi, edhe pse prokuroria kërkoi 6 vite burgim, gjykata ia rriti me një vit dënimin, duke e dënuar përfundimisht me 7 vite burg, nga të cilat do të vuaj 4 vite e 8 muaj heqje lirie.

Për Havier Dobin gjykata vendosi 5 vjet burgim, nga të cilat me gjykim të shkurtuar do të vuaj 3.4 vite burg, duke mos pranuar pezullimin.

Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir që akuzohen për vjedhjen e 462 mijë eurove në banesën e Alda Klosit.

Prokuroria kërkoi 6 vite burgim për Rozeta Dobin, mbi të cilën rëndojnë dy akuza, ajo e vjedhes me pasoja të rënda dhe vjedhjes më shumë se një herë.

Në sallën e gjyqit, teksa u njoh me akuzat e prokurorisë, Rozeta Bobi mohoi t’i ketë vjedhur paratë, teksa tha se Alda Klosi i ka kërkuar që t;i mbajë ajo në banesë për të akuzuar ish bashkëshortin dhe më pas do ja kthente.

Së pari shpreh pendesën time për çdo gjë që ka ndodhur, kërkoj mëshirën tuaj në dhënien e vendimit. Atë shumë parash Alda Klosi më ka kërkuar që t’i mbaj dhe në një moment të dytë do  ja ktheja tek shtëpia e saj. Unë nuk kam vjedhur, me vjen keq e kam mbajt familjen me punë të ndershme, s’kam dashur t’i bëj asgjë të keqe, unë s’kam lidhje fare me unazën e Ervin Karamuços, varsja ka qenë e ish-bashkëshortes së bashkeshortit tim të ndjerë.

Më ka kërkuar që t’i mbaja, këtë inskenim ajo e ka bërë që të fajësojë ish-bashkeshortin e saj”, tha Rozeta Dobi.

Edhe mbrojtja e Rozeta Dobit dhe djalit të saj kanë kërkuar një dënim më të lehtë, me arsyetimin se të pandehurit kanë bashkëpunuar me drejtësinë.

Ne jemi treguar bashkëpunues dhe jemi arsyeja pse u zbulua gjithe ngjarja, të merret parasyah fakti që Dobi nuk do të jetë e dënuar, ata kanë edhe një faktkeqësi, ka ndërruar jetë bashkëshorti i Rozeta Dobit dhe ajo duhet të kujdeset për djalin. Kërkojmë dënimin në minimum dhe pezullim të dënimit me burg. Ajo do të jetë e gatshme të bashkëpunojë me drejtësinë, ajo ndihet e penduar për atë që ka bërë. Ne kërkojmë që çdo pasuri e deklaruar para datës së vjedhur t’i kthehen Rozeta Dobit”, tha avokati i Rozeta Dobit.

Read Entire Article