Glauk Konjufca: Në Serbi po bëhen stërvitje për sulm tjetër në Kosovë

4 months ago 10

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca deklaroi ditën e sotme se një grup prej qindra personash po trajnohen dhe po përgatiten në Serbi për një sulm tjetër në Kosovë.

Ai shtoi se institucionet e Kosovës janë të gatshme për çfarëdo lloj sfide.

Konjufca në konferencë për medie së bashku me homologen e tij nga Sllovenia, tha se institucionet e Kosovës qëndrojnë të unifikuara sa i përket tri kushteve të paraqitura kryeministri Kurti në dialog.

Në anën tjetër, kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urška Klakočar Zupančič, tha se janë të përkushtuar për stabilitetin e Kosovës.

Ajo tha se Kosova dhe Serbia duhet të jenë të përkushtuara në dialog dhe nënvizoi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës.

Read Entire Article