Goditet grupi i drogës në Francë, drejtuesi i organizatës dyshohet të jetë Redian Doda nga Durrësi

4 months ago 25

Pas një hetimi të gjatë autoritetet franceze në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme kanë arritur që të godasin një grup të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e drogës. Sipas të dhënave, ky grup funksiononte në Francë, por që drejtohej nga shtetas shqiptarë. Madje koka e këtij grupi dyshohet se ishte pikërisht një shqiptar i cili jetonte dhe banonte në Shqipëri.

Sipas SPAK, në Francë janë arrestuar 16 persona mes tyre shqiptarë dhe të huaj. Ndërsa në Shqipëri janë vënë në pranga 3 persona: Redian Doda, Zabit Fisniku, dhe Fabi Isaku. Burime nga grupi hetimor bëjmë me dije se drejtues i grupit dyshohet të jetë Redian Doda nga Durrësi. Ndërsa Zabit Fisniku rezulton të ketë qenë i dënuar me 16 vite burg për trafik femrash.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se grupi ishte vendosur në Lion të Francës, por që furnizonte me drogë edhe 4 qarqe të tjera franceze.

Në bazë të hetimeve dhe kontrolleve në vendin tonë, Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar një sasi droge, heroinë dhe kokainë me vlerë 1 milionë euro dhe pasuri të tjera të trafikantëve të përfshirë. Ndërkohë janë sekuestruar rreth 15 automjete etj.

Dërgesat me lëndë narkotike, pothuajse të përditshme, bëheshin nga një shqiptar që jetonte në periferi të Lionit.

Gjithashtu SPAK ka vendosur sekuestro për llogarinë bankare 20 mijë euro të Redian Dodës dhe të një qytetari tjetër./vizionplus.tv

Read Entire Article