Goditet grupi që trafikonte emigrantë, lëshohen 26 urdhër arreste, mes tyre edhe policë

5 months ago 20
Reklamë

Policia e Shtetit, SPAK dhe autoritete të huaja poi kryejnë një operacion të përbashkët.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj bën me dije se janë lëshuar 26 urdhër arreste, mes tyre edhe për punonjës policie.

Lexo edhe :

Related Posts

Mësohet se bëhet fjalë për grup të strukturuar kriminal të trafikut të qenieve njerëzore.

Mes personave për të cilët është lëshuar urdhër arrest janë edhe 4 punonjës poilicie. Ky grup kriminal ka të bëjë me trafikimin e klandestinëve.

Ndërkohë në vijim pritet edhe një komunikim për shtyp nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Kujtojmë që pak kohë më parë një aksident i rëndë ndodhi e në Këlcyrë, ku humbën jetën 8 persona, mes tyre 7 emigrantë të paligjshëm nga vende të botës së tretë.

Mjeti drejtohej nga një person nga Shkodra dhe në momentin kur humbi kontrollin dhe përfundoi në lumin Vjosë, po ndiqej nga policia.

/vizionplus.tv

Read Entire Article