Goditi me send të fortë burrin e motrës, arrestohet 55-vjeçari në Berat

6 months ago 33
Reklamë

Një person ka rënë në pranga në fshatin Allambrez në Berat, pasi është konfliktuar me kunatin e tij dhe e ka goditur atë me sende të forta.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 55 vjeç, banues në fshatin Allambrez, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë, bashkëshortin e motrës së tij”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article