“Goditja ndaj Berishës ka qëllim të instalojë një sistem njëpartiak”, Salianji: Tani jemi më të bashkuar

8 months ago 29
Reklamë

“Shumë ngjarje kanë ndodhur këto dy vjet. Jam kthyer sot sepse sot më shumë se çdo ditë tjetër duhet të jemi krah njëri tjetrit. Kam kërkuar barazi para ligjit por heqja e lirisë pa provë të pastër ligjore e kushtetues, pa prova mund të jetë po aq e rrezikshme sa pandëshkueshmëria. Duhet ta themi qartë së Shqipëria vuan nga korrupsioni agresiv.

Izolimi i liderit të opozitës, që është jopropocionle, kufizim i të drejtave politike, dhe shkel të drejtën kushtetuese, duke i mbivendosur pushtetit legjislativ, pushtetin gjyqësor. Garancia për të pasur opozitë është garancia për të ushtruar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Është izoluar duke i hequr të drejtën e komunikimit dhe të shprehjes dhe ushtrimit të funksionit të vet parlamentar.

Goditja ndaj Berishës ka qëllim të instalojë një sistem njëpartiak. Goditja ka qëllim të mbjellë frikë dhe përçarje dhe duhet t’i përgjigjemi me kurajo.

Tani jemi më të bashkuar. Erdha sot për t’u përgjigjur që do bashkohem dhe përballem. Duhet të fillojë përballja me regjimin. Kemi pasur debate të brendshme tensione dhe konflikte, është dita t’i hedhim të gjitha pas.  Me ngjarjen e fundit ka ardhur momenti të hedhim një hap më shumë në unifikim. Ndaj jam sot këtu në shtëpinë tonë të madhe, në shtëpinë e demokrateve”, tha Salianji.

Top Channel

Read Entire Article