Gruaja shqiptare gjendet e vdekur në një fushë në Greqi, çfarë dyshohet

7 months ago 36
Reklamë

GREQI – Komuniteti lokal i Pirgos është tronditur pasditen e sotme, kur trupi i një gruaje u gjet i varur në një fushë brenda qytetit.

Sipas medieve greke, bëhet fjalë për një shtetase shqiptare, 47 vjeç. Identiteti i saj nuk është bërë i ditur.

Trupi i pajetë i gruas u gjet nga një bari, i cili njoftoi menjëherë policinë.

Viktima ishte nënë e një fëmijë.

Autoritetet greke ende nuk kanë dalë në përfundimin nëse kemi të bëjmë me vrasje apo me vetëvrasje.

Hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë./vizionplus.tv

Read Entire Article