Grupi Parlamentar i PS kërkesë kryetares së Kuvendit për krijimin e Komisionit për dezinformim

5 months ago 22
Reklamë

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka vendosur t’i paraqesë një kërkesë Kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për krijimin e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi përmes një postimi në platformën X.

Very important to move on with full speed🇦🇱 https://t.co/VqRjtZw6oD

— Edi Rama (@ediramaal) March 28, 2024

Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike, që mund të përfshijnë fushatat e dezinformimit në mediat tradicionale dhe sociale për të ndikuar në opinionin publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për përpjekjet për dezinformim, shantazhimin ekonomik të aktorëve publikë dhe manipulimin e shoqërisë civile./vizionplus.tv/

Read Entire Article