Guida turistike vjeshtë-dimër 2024

2 months ago 29

Vera përfundoi por jo pushimet! Teksa shumë shqiptarë zgjodhën brigjet e Greqisë për të pushuar, kemi hyrë zyrtarisht në një tjetër stinë e cila jo më kot konsiderohet si idealja për të pushuar dhe zgjedhur guida turistike fantastike. Gjatë vjeshtës krahas temperaturave ulen edhe çmimet, çka i bën planet për pushime dhe më të volitshme si për familjarë, cift, apo me shoqërinë.

Një udhëtim turistik që shoqërohet me guida me avion është gjithçka ju duhet për të planifikuar destinacionin e rradhës deri në detaje. Mjafton të vendosni gishtin në hartë dhe itinerarin e keni gati. Paketat e guidave me avion janë të shumëllojshme dhe sipas Enxhi Sula, menazhere në agjensinë e udhëtimit Zenith Travel, kjo kohë e vitit është periudha më e mirë për të shkuar pothuajse kudo.

“Stina e vjeshtës krysisht është koha më e mirë e vitit për të udhetuar pothuajse kudo. Ka më pak njerëz, çmimet janë më të ulëta dhe biletat e fluturimit ulen ndjeshëm me ardhjen e vjeshtës, ndryshe nga piku i sezonit turistik. Ka shumë destinacione të cilat i sugjerojmë në këtë periudhë me guida turistike me avion që ne i përgatisim deri në detaje siç janë: Barcelona, Roma, Vjena, Amsterdami, Krakov Poloni e shumë të tjera”, përfundon Enxhi Sula.

Një fundjavë në Itali

Sicili– Si ishulli i tretë më i madh në Mesdhe, Sicili  ofron shumë më shumë sesa plazhet e larmishme duke e bërë ideale për ta eksploruar një fundjavë me paketa turistike përmes Zenith Travel. Nga monumentet në Catania, për të vijuar më pas me magjinë e arkitekturës stil barok në Noto, e sigurisht vizitë në Taormina për të humbur në magjinë e fontanave dhe Kishave magjepsëse me stil dhe dekore që ju japin ndjesinë e kthimit pas në kohë në arkitekturën mesjetare. Gjithçka e mirëcaktuar në një agjendë nga profesionistët e Zenith Travel, për të përjetuar çdo minutë një ndjesi të re.

Rome- Me të dashurin, familjen apo shoqërinë tuaj, Roma është vendi i përsosur për të kaluar një fundjavë 2-3 ditë, veçanërisht pasi qyteti mund të vizitohet lehtësisht në këmbë. Në momentin që takoheni me profesionistët që ofrojnë gudiat me avion, mbyllni syte dhe prisni të përjetoni magjinë. Një tur që nis nga sheshet kryesore të Romës, për të vijuar më pas me të famshem Fontana di Trevi, por edhe një vizitë e rezervuar ekskluzivisht për miqtë e Zenith Travel në Vatikan. Atraksionet në kryeqytetin italian ndodhen në çdo hap që hidhni aq sa është shumë e lehtë të humbisni në labirintet e historisë. Por nëse zgjidhni guidat me avion me Zenith Travel ky nuk do të jetë një problem për ju.

Pragë dhe Vjenë

Sa e pabesueshme aq edhe e vërtetë, Praga dhe Vjena mund të vizitohen me vetëm një prenotim dhe kjo falë paketave të Zenith Travel. Me një guide me avion që nis nga Praga, shoqëruesit e Zenith Travel do t’ju prezantojnë më disa nga destinacionet që nuk duhet të humbisni siç është Kështjella e Pragës, e cila është edhe Kështjella më antike më e lashtë në botë.Qëndrimi në Pragë është një udhëtim në histori e rrëfyer përmes  monumenteve kryesore të qytetit por edhe në qendrat e rrugicat panoramike.

Vjena përmbyll guidën fantastike duke ju përcjellë me ndjesi të papërshkrueshme që jua përcjellin monumentet e qytetit si : Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vjenës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit por edhe Residenca 600 vjecare e Hasburgëve.

Në Itali, Spanjë, Austri, në Republikën Çeke, Turqi apo Holandë, vjeshta dhe dimri ofrojnë surpriza të pafundme në Zenith Travel  të cilët kujdesen të ofrojnë çdo stinë destinacione të arritshme për secilin prej nesh. /vizionplus.tv

Read Entire Article