Aksi Thumanë-Kashar do të hapet pasditen e kësaj të diele për qarkullimin e automjeteve.
Autostrada do të jetë me pagesë, ndërsa ata që nuk duan të paguajnë tarifën, do të kenë mundësi të përdorin rrugët dytësore.
Në Thumanë-Kashar automjetet do të mund të lëvizin me shpejtësi deri në 130 kilometra në orë, ndërsa ky konsiderohet si një investim me rëndësi që do të shfryjë trafikun./vizionplus.tv