Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në bashkëpunim me forcat speciale kanë ushtruar ditën e sotme (e enjte 28 Dhjetor), kontroll në zyrat e kompanisë farmaceutike “Delta Pharma” zyrtat e të cilës ndodhen në Kashar.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se kontrolli është zhvilluar me urdhër të SPAK për të verifikuar kontratën e bërë mes kompanisë “Dekta Pharma” dhe Ministrisë së Shëndetësisë për furnizimin me medikamente e cila kapte vlerën e 150 milionë lekëve.
Të njëjtat burime konfirmojnë se kontrolli po bëhet në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj ish-Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje më çështjen e Sterilizimit.
Kontrollet janë zhvilluar tek kompanitë “Avicena” dhe farmacitë “Ditë Natë” të cilat janë pjesë e kompanisë “Delta Pharma”.
/Vizionplus.tv/