Hezbollah godet bazat e Izraelit, sulmi pas vrasjes së komandantit të grupit militant në Liban

2 months ago 28
Reklamë

Grupi libanez Hezbollah ka lëshuar më shumë se 200 raketa duke shënjestruar disa baza ushtarake në veri të Izraelit.

Sulmi ajror i kësaj të enjteje është nga më të mëdhenjtë të shkëmbyera mes dy vendeve gjatë muajve të fundit.

Liderët e Hezbollahut deklaruan se sulmi vjen si përgjigje të një sulmi ajror izraelit që la të vdekur njërin prej komandantëve, Mohammad Nasser.

Një nga liderët e grupit të armatosur të Libanit paralajmëroi këtë të enjte se sulmet ajrore me raketa dhe dronë do të vazhdojnë sërish,  edhe në vende që Izraeli nuk ka menduar se mund të sulmohet.

Ndërkohë negociatorët e izraelit dhe Hamasit kanë marrë në shqyrtim një plan të ri armëpushimi të propozuar nga grupi militant palestinez.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të thërrasë një takim të kabinetit të tij të sigurisë për të diskutuar propozimin, me synimin rikthimin e pengjeve që mbahen ende në Gaza.

Zhvillimet e fundit vijnë pas kërcënimeve për luftë të drejtpërdrejtë mes Izraelit e Hezbollahut ndërkohë që Irani ka deklaruar se nëse një gjë e tillë ndodh do të aktivizojë të gjithë aleatët e tij në rajonin Lindjes së Mesme. /vizionplus.tv

Read Entire Article