Hitaj: Meta ka probleme me drejtësinë, sulmet ndaj SPAK tregojnë se është i shqetësuar

2 months ago 20

Gazetari Arbër Hitaj i ftuar në “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, komentoi lëvizjet e Ilir Metës.

Sipas tij Meta duket mjaft i shqetësuar nga drejtësia, dhe këtë e tregojnë sulmet e vazhdueshme ndaj SPAK.

Sa i përket zgjedhjeve, Hitaj tha se duhet parë nëse Meta do të garojë si forcë politike më vete apo në listat e PD.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Ilir Metën si e shikon?

Hitaj: Ka një probleme me drejtësinë. Ato sulme agresive na tregojnë se ka një prblem me SPAK. Kam informacione që kanë përfunduar hetimet, dhe shumë shpejt do të nisë gjykimi. Por ai ka një mangësi edhe në figura, nuk ka më interes njerëzit të shkojnë te partia e Lirisë. Mbetet për tu parë nëse do jetë me lista më vete apo në PD. Shikoj shumë problematike. Unë kam edhe një tezë tjetër, nuk mendoj se duhet të vijë një forcë politike të shesë ëndrra. E patën me Berishën në 92-n. Kujtopjmë në 2013-ën ish-kryetarin e parlamentit komunist e mori dhe ua dha demokratëve, zotin Islami.

Read Entire Article