Sonte përcaktohen dy ekipet e fundit çerekfinaliste të kampionatit europian. Gjithçka nis me duelin e orës 18:00 që vë përballë Holandën e traditës dhe Rumaninë, që mund të konsiderohet surprizë për mënyrën sesi doli nga një grup i fortë me Belgjikën, Ukrainën dhe Sllovakinë. Tulipanët janë favoritë në letër, edhe pse patën luhatjet e veta në tre takimet e fazës së grupeve.
Skuadra e Kuman sidoqoftë ka brenda lojtarë me eksperiencë, por edhe talente të cilët nuk mund të kënaqen me faktin që janë kualifikuar për në fazën e 1/8. Asnjë problem me formacionin për holandezët të cilët do të mbështeten tek emra si Van Dajk, Ake, de Vraj, Dumfris si dhe Talented Simons, Gakpo, Frimpong apo Rejnders.
Nga ana tjetër Rumania nuk është një ekip me element cilësorë, por është një skuadër e cila tregoi se mund të superohet kjo mangësi nëse lojtarët janë maksimumi në fushën e lojës.
Ballkanasit janë një ekip shumë solid të cilët janë gati të tentojnë surprizën e madhe edhe në sfidën e sotme. Banku është i vetmi lojtar që mungon për arsye pezullimi, ndërsa Mihaila, Stancu apo Razvan Marin do të udhëheqin skuadrën në betejën kundër Holandës. Skuadra që fiton luan në çerekfinale me fituesen e çiftit Austri-Turqi. /vizionplus.tv