Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në homazhet për shkrimtarin e madh Ismail Kadare.
Ai shpjegoi se pas arkëmortit të Kadaresë kishte mbetur imazhi i Nënë Terezës për shkak të një shfaqeje që do të mbahej në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe tha se ai do të ndihej i mbrojtur.
Lexo edhe :
Related Posts
“Mbi trupin e Ismailit nuk e solli kush e përgatiti këtë ceremoni shtetërore. Ishte këtu. Kishte ardhur më parë. Njoftimi që salla ishte zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizej dot prej aty, më erdhi bashkë me foton e kësaj skene e cila po montohej për një shfaqje sot në darkë. Lëreni aty iu thashë, nuk ka më mirë. Askujt nuk do t’i shkonte mendja ç’ka rastësia e solli këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj shqiptares që i takon botës asesi tjetër nuk mund të bëhej ceremonia e përcjelljes nga jeta të shqiptarit që i takon botës. Duke pas njohur e dita në çast që nën hijen e shenjtores së tij të dashur, Ismaili sy mbyllur do të ndihej i marrë nën mbrojtje nga të tërë ata shumë që s’e donin dhe ata jo pak që e donin, por s’do t’i donte asesi rrotul përgjatë kalimit të tij nga kjo botë në tjetrën”, tha Rama.
Më tej ai tregoi se Helena Kadare i kishte kërkuar veç atij të mbante fjalë në homazhe dhe tha se ky ishte një nder i posaçëm dhe barrë e rëndë përgjegjësie.
“Kur edhe Helna do më sillte fjalë se donte veç fjalën time, duke i qëndruar besnike Isit të saj, i cili kishte një alergji të rënde nderimet e sidomos fjalimet, zgjodhi të keqen më të vogël. Një fjalim të pashmangshëm, të paktën nga dikush që nuk flet thjesht se e kërkon detyra, por edhe si dikush që ismail e lidh te kënaqësia e bisedave jo të shpeshta. Ky nder kaq i posaçëm, përveçse një barrë e rëndë përgjegjësia, mu pranë arkëmortit të njeriut që ngjiti gjuhën shqipe në majën më të paarritur. ndërsa letërsinë shqipe në panteonin e mbarë botës, mu bë një siklet i ububushëm. Po aq i rrallë sa dalje në një provim para fytyrës tallëse të Ismailit, me tubimet nderimet, fjalimet. Në fakt sa e mora vesh që vdiq, dhe mendova pashmangshmërinë e përgatitjes ceremoniale, më është bërë si një pullë poste që s’më ndahet nga sytë pamja e tij e sëkëlldisur gjatë ceremonisë së gradimit nga vetë presidenti i Francës”, shtoi ai.
/vizionplus.tv