Hoteleria me informalitet të lartë! Janë shtuar turistët, por shumë më pak raportohen “dhoma të zëna”

10 months ago 25

Edhe tetori i këtij viti ishte i mirë persa u përket turizmit e më konkretisht qëndrimeve në hotele.

Referuar Institutit të Statistikave për ecurinë e strukturave akomoduese, për tetorin 2023 vihet re një rritje dyshifrore si për qëndrimet e rezidentëve edhe për jorezidentët.

Numri i vizitorëve gjithsej u rrit me 41,4%, në krahasim me tetorin 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezident është rritur me 44,0%; numri i vizitorëve jo-rezident është rritur me 39,3%”, thuhet në publikim.

Numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 68,8%, në krahasim me tetor 2022 ku rezulton specifikisht se numri i netë qëndrimeve nga rezidentë është rritur me 78,9% kurse numri i netë qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 62,1%.

“Një shqetësim që ne e kemi ngritur vazhdimisht është që ka një dhomëzënie të ulët shumë diku tek 15-20%, pra norma akomoduese e hoteleve. Kjo tregon se ka një shkallë shumë të lartë informaliteti, sepse nëse ne raportojmë që ccdo muaj ka rritje të numrit të turistëve, atëherë ku akomodohen këta turistë?
Nuk është e panjohur kjo problematikë edhe për instancat përgjegjëse shtetërore. Diskutimi është që me amendimin që do t’i bëhet ligjit të turizmit duhet të futen në njësitë akomoduese edhe apartamentet dhe shtëpitë private. Shumica e tyre jepen me qira nëpërmjet platformave si Airbnb, dhe Booking, sepse pa llogaritur edhe ato, hotelet kanë vështirësi të mëdha për të operuar. Nuk duhet parë vetëm suksesi i shifrave, por edhe kush i menaxhon dhe kush i prodhon këto shifra, pra pjesa jonë, operatorët turistikë.
Tregu i Hoteleri-turizmit ka aktualisht nevojë për të paktën 20-30 mijë punonjës të përhershëm që t’i ketë si bazë, për të garantuar vijueshmëri. Në 2019-tën ne kishim 6 milionë turistë, këtë vit 10 milionë gati dyfishim. Kjo do të thotë që duhet dyfishuar edhe numri i njerëzve që i mirëpresin“, thotë kryetari i Shoqatës së Turoperatorëve dhe Agjencisë Turistike, Klinton Gërxhani.

Top Channel

Read Entire Article