Buxheti i vitit 2025 është kritikuar shumë për shkak të lënies jashtë vëmendjes të pensionistëve, sipas opozitës.
Një debat i tillë ka shoqëruar edhe bisedën e mbrëmjes në emisionin “Quo Vadis” të Pranvera Borakajt.
Sipas ekspertit Eduart Gjokutaj, rritja për pensionistët do të jetë e njëjtë si vitin e kaluar.
Gjokutaj: Do kenë të njëjtën rritje si në 2024 në vlerë buxhetore. Por do të kenë 54 milionë euro për 790 mijë pensionistë që do të marrin atë që është detyrim me ligj, indeksimi, që është më i ulët se këtë vit.
Teliti: E ka shkruajtur 50 mijë lekë për frymë (për bonusin e fundvitit).
Borakaj: Po nëse i jep 100 se është vit elektoral?
Teliti: Në projekt-buxhet për pensionistët në vitin 2025 do të ketë indeksim nga 1 nëntori me normë inflacioni dhe në dhjetor 50 mijë lekshi i vjetër, kaq ka, e ka shkruar.
Gjokutaj: Qeveria është treguar e sinqertë ka thënë që kaq do u jap. Turi mbetet te pjesa çfarë do marr nga lufta ndaj informalitetit. Lekët nga lufta e informalitetit nuk vijnë menjëherë sepse vijnë nga procedurat tatimore.
Përtej asaj që qeveria ka planifikuar për pensionistët, duhet të ketë një projekt të plotë që mos ta lërë kur të vijë periudha parazgjedhore. Unë mendoj që të gjitha këto që diskutojmë nuk do ngelen në atë nivel që është në projekt-buxhet, besoj do shkojnë në veshin e duhur. Për pensionistët duhet të rritet fondi.