Shtyhet rivlerësimi i pronave, ministri Malaj: E bëjmë vitin tjetër, paralelisht me çmimet e reja të referencës

1 day ago 16

Qeveria ka vendosur të shtyjë për vitin e ardhshëm rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, në pritje të përcaktimit të çmimeve të referencës në të gjithë Shqipërinë. Nisma e ndërmarrë nga deputetja Blerina Gjylameti për fushatën e tretë të rivlerësimit do të qëndrojë në pritje për një afat të pacaktuar, edhe pse pritej të miratohej brenda shtatorit.

“Rivlerësimi i pasurive te paluajtshme do te behet paralelisht me caktimin e çmimeve të referencës për gjithë territorin e Shqipërisë, në mënyrë që të përfitojnë të gjithë. Është një proces që do të zgjasë përgjatë vitit të ardhshëm kur të bëhen referencat e reja”, u shpreh ministri Malaj në Komisionin e Veprimtarisë”, tha ministri.

Gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, deputetët kërkuan vëmendje më të shtuar për sektorin e bujqësisë.

“Bujqësia, kërkohet një analizë më e plotë dhe e thelluar për këtë sektor për subbecionet që të mbështet ky sektorm që është kyç”, u shpreh Erion Braçe.

“Bujqësia në krahasim me vitin e kaluar ka përfituar rreth … më shumë. Benefitet që merr bujqësia është në vlerën 5 mld lekë, falë përjashtimeve tatimore dhe normat e reduktuara tatimore të tjera masa, 10% e inputeve bujqësore që nuk është 20%”, tha Malaj.

Theksi u vendos po ashtu edhe te nevoja që fondet e planifikuara për mbrojtjen sociale të adresohen te njerëzit që janë vërtet në nevojë dhe të mos ketë abuzime me emrat e përfituesve nga skema e ndihmës ekonomike apo pagesa e papunësisë. /vizionplus.tv

Read Entire Article