Furrat e bukës janë vënë nën monitorim nga Autoriteti i Konkurrencës për çmimin.
Pas lajmeve që qarkulluan për shtrenjtim të çmimit të bukës nga 1 nëntori nën pretendimin se për furrat do të rritet çmimi i energjisë që ata paguajnë në orar piku, Konkurrenca do të kryejë verifikime në terren.
Qëllimi është për të marrë masa ndaj subjekteve nëse kanë sjellje abuzuese që prishin konkurrencën.
Vetë Enti Rregullator i Energjisë mohon që të ketë një vendim të ri për çmimin e energjisë elektrike për furrat e bukës në orar piku.
Edhe Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave shpjegon se nuk ka njoftim për rishikim të çmimit të energjisë, duke shtuar se nuk ka vendim për të rritur çmimin e bukës për konsumatorët. /vizionplus.tv