Transfertat bankare në euro, më lirë dhe më shpejt

1 day ago 24

Një nga proceset integruese të Shqipërisë në BE është edhe ai i përfshirjes së vendit tonë së sistemin unik të pagesave në euro, që njihet me emrin SEPA.

Banka e Shqipërisë ka aplikuar në qershor të këtij viti pranë Bankës Europiane, për tu bërë pjesë e këtij sistemi dhe pritshmëritë janë për një përgjigje pozitive nga fillim të vitit që vjen. Elvin Meka, ekspert bankar, thotë se  ky sistem do i bëjë transfertat ndërkufitare njësoj në kosto me ato kombëtare.

E mira e këtij sistemi, pasi të anëtarësohemi si vend është që trasnfertat nuk njohin orar zyrtar. Por ato kryhen në çdo orë të ditës apo të natës dhe bëhen efektive në 10 sekonda.  Nga ana tjetër ky sistem ofron një garanci më shumë edhe për sistemin bankar.

Pas aplikimit të bërë nga banka e Shqipërisë, pritet miratimi nga Banka Qendrore Eropine. Më pas nis sfida për implementimin e këtij procesi.

“Këtu nis sfida e zbatimit. Pikë së pari vendi ynë duhet të ndërtojë infrastrukturën e duhur që njihet si platforma “Target Instant Payment Settlement” apo “TIPS”. Kjo është një infrastrukturë apo një rrjet që duhet të behësh pjesë dhe të mundëson përfshirjen integrale në këtë treg, i cili nuk bën diferencë se ka nisin trasnfertat, por ato trajtohen njësoj për të gjitha vendet pjesëmarrëse”, tha Meka.

Përfshirja  e Shqipërisë në këtë sistem do të nxisë edhe formalizimin e plotë të dërgesave të emigrantëve, të cilët për shmangur komisionet bankare i sjellin kursimet e tyre në rrugë informale.

Read Entire Article