Pensionet, indeksimi drejt 4.1%, llogriten mbi 791 mijë përfitues, shpërndarja nis në tetor

2 days ago 19
Reklamë

Nga muaji tetor qeveria ka premtuar se do të indeksojë pensionet, një detyrim ky ligjor që zbatohet çdo vit. Por sa do të jetë norma e indeksimit? Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, në një intervistë për emisioni “E-ZONE” në Vizion Plus deklaroi masën e indeksimit si dhe kush përfiton

“Nga të dhënat që na vijnë nga INSTAT ka rezultuar se inflacioni i popullatës është në nivelin e 2.9%. Ndërsa inflacioni i pensionistëve, i cili ka një përllogaritje tjetër pasi shporta e shpenzimeve të të moshuarave është e ndryshme nga ajo e qytetarëve të tjerë, ka rezultuar në masën 4.1%. Kjo normë inflacioni do t’i dërgohet qeverisë për miratim. Përfitues të indeksimit pritet të jenë mbi 721 mijë përfitues në rang vendi. Shifra parashikohet të jete më e lartë, pasi do të përfshihen edhe kategori të tjera të shoqërisë që janë pjesë indeksimit”, tha ai.

Viti 2023, u mbyll me 705 mijë pensionistë. Por të dhënat më të fundit për vitin 2024 tregojnë se numri ka arritur  në 720 mijë. Me këtë indeksim  pensioni social arrin në 9710 lekë në muaj, ndërsa pensionet plota të pleqërisë dhe invaliditeti nuk do të jenë më pak se 17.900 lekë. Në të njëjtën masë do të nisin dhe pensionet e parakohshme. Përfitues të indeksimit do të jenë edhe ata pensionistë që dalin në pensin gjatë muajit tetor 2024. /vizionplus.tv

Read Entire Article