Premtimet për pensionistët me karakter elektoral, Gjokutaj: Qeveria të rrisë pensionet, jo të japë bonuse

3 days ago 17
Reklamë

Eduard Gjokutaj, ekspert i ekonomisë, është i mendimit se premtimi i qeverisë për të dhënë bonuse në fund të vitit, më të lartë në masë se vitet e tjera kanë karakter elektoral. Gjatë një intervistë në Vizion Plus, Gjokutaj tha se pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare dhe në bazë të ligjit qeverisë i ndalohet 4 muaj para zgjedhjeve të marrë vendime të tilla

Bonusi prej 5 mijë lekësh që marrin pensionistët në fakt nuk është gjë tjetër vetëm se ajo çfarë mosha e tretë nuk merr nga pensioni mujor. Premtimi për të dhënë një bonus më të madh se vitet e tjera, përveçse është një lajm i mirë ka dhe karakter elektoral. Do të ishte më e udhës që qeveria të kishte një politikë më konsistente, pra të rriste në mënyrë të vazhdueshme pensionet, se sa të japë paketa ndihme që ndahen vetëm një herë“, – tha Gjokutaj në “E-ZONE”.

Por qeveria ka njoftuar se nga muaji tetor të bëjë publik një plan konkret se si do të garantojë skemën e pensioneve. Sipas qeverisë në fokus do të jetë formalizmi në tregun e punës.

“Evazioni në tregun e pagave është një fenomen që duhet goditur. Por aksione të tilla kemi patur disa vite rresht, të cilat nuk kanë patur efekt. Evazioni është i lidhur me klimën ekonomike. Nëse klima e të bërit biznes nuk përmirësohet në tërësi edhe evazioni mbetet i vështirë për tu luftuar”, – tha Gjokutaj.

Prej kohësh në administratën tatimore ka një njësi antiinformaliteti. Por deri më sot nuk ka një të dhënë konkrete se sa informaliteti në vendin tonë apo sa është reduktuar ai ndër vite. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article