Qeveria miraton skemën kombëtare e investimit në ferma, Denaj: Fokus, zgjerimi i investimeve në sera

1 day ago 17
Reklamë

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, bëri të ditur pas mbledhjes së qeverisë miratimin e skemës kombëtare të investimit në ferma.

Ajo theksoi se risi është masa e përfitimit për rrjetat anti-breshër.

“Një masë e përfitimit e cila do të jetë jo më shumë se 1.5 milionë lekë për hektarë do të shkojë për rrjetat anti-breshër”, tha ajo.

Sipas ministres, skemës së ndjekur i është akorduar buxheti me 500 milionë lekë që do të nisë më 1 tetor.

“Miratuam skemën kombëtare të investimit në ferma, me 50% të investimit grant, për të rritur, fuqizuar dhe modernizuar aktivitetin bujqësor të fermerëve, blegtorëve dhe sektorin e peshkimit përmes akuakulturës. Fokusi i parë  do jetë në të gjithë të interesuarit që duan të zgjerojnë investimet në sera,  për të siguruar produkt cilësor. Sektori i blegtorisë, përgjatë këtij viti ka patur vëmendje të shtuar përmes skemës kombëtare të subvencioneve, përmes skemës së investimeve 50% grant do të përmirësojmë infrastrukturën për mbarështimin e kafshëve që do t’i vijë në ndihmë për ndërtimin e stallave.  Shumë i rëndësishëm është edhe sektori i akuakulturës.

Sa i takon serave diellore, masa e përfitimit do të jetë jo më shumë se 15 mln lekë për hektarë për serat e prodhimit të tavolinave, 8 mln lekë për hektarë serat për rrushin e tavolinës, 4 mln lekë për serat për prodhimin e luleshtrydheve. Skema ka një buxhet që për këtë vit fillon me 500 mln lekë. Me fillimin e anonçimit të kësaj skeme më 1 tetor do të vijojë përgjatë gjithë vitit të përfitohet një informacion për të marrë aplikime”, tha Denaj.

Minsitrja Denaj theksoi gjithasdhtu se me marrjen e përgjigjes pozitive, mund të ketë edhe një pagesë në masën 30% që në këtë vit./vizionplus.tv

Read Entire Article