Rritje e konsiderueshme e kredisë, dominojnë investimet në pasuri të paluajtshme

9 hours ago 24
Reklamë

Pas rritjes së fortë të kreditimit të bizneseve dhe individëve deri në gjashtëmujorin e parë të vitit, Banka e Shqipërisë sugjeron për bankat e nivelit të dytë që të moderojnë këtë rritje, duke u treguar më të kujdesshme kur japin para, për të mbajtur nën kontroll nivelin e kredive me probleme.

“Kredia ka shënuar rritje të konsiderueshme, rritja më e fortë është cënë re në portofolin e kredisë në lekë. Përsa i përket qëllimit të përdorimit, rritja e kredisë ka financuar më shumë sektorin e pasurive të paluajtshme qoftë për individët, edhe për bizneset. Bankat presin që një kërkesë e fortë për kredi të vijojë edhe gjatë gjysmës së dytë të vitit”, thotë Diana Shtylla, nga Departamenti i Stabilitetit Financiar në BSG.

Gjatë një ankete të kryer mes 1200 familjesh, Banka e Shqipërisë ka konstatuar se aftësia paguese e familjeve është përkeqësuar. Megjithatë, sipas Bankës Qendrore, rreziku për një rritje të kredive të pashlyera është nën kontroll.

“Rreziku i kredisë ka qenë i kontrolluar, treguesit gflasin për një rënie të këtij rreziku, raporti i kredive me probleme ishte 4.7%, 0.5 pp më i ulët se një vit më parë. Flet për një përmirësim të cilësisë së kredisë. Rreziku i kredisë është i kontrolluiar dhe cilësia e kredisë ka ardhur duke u përmirësuar gjatë periudhës”, shprehet ajo.

Arsyjea kryesore pse bizneset dhe individët kanë vijuar të marrin kredi edhe gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti ka qenë për pasuri të paluajtshme. Këto kredi më së shumti janë dhënë në lekë për shkak të mbiçmimit të kursit të këmbimit. /vizionplus.tv

Read Entire Article