“800 miliardë euro investim në BE”, Draghi: Europa të marrë hua bashkarisht për të rritur prodhimin!

1 week ago 25
Reklamë

Ish-presidenti i Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi ka prezantuar këtë të hënë një raport të shumëpritur, lidhur me konkurencën dhe rekomandimet ekonomike për Bashkimin europian.

Në raport thuhet se blloku ka nevojë për një politikë indsutriale shumë më të koordinuar, vendime më të shpejta dhe investime masive për të rritur prodhimin e brendhsëm bruto, nëse do që të ruajë ritmin me rivalët ekonomikë SHBA dhe Kinë.

Sa i përket investimeve, Draghi thtë se ato duhet të shtohen në një vlerë të paktën 750-800miliadrë euro në vit, e cila përbën 5 % të prodhimit të brendhsëm bruto të bllokut.

“Për herë të parë prej Luftës së Ftohtë, ne duhet të kemi frikë për ruajtjen tonë ekonomike dhe arsyeja për një përgjigje të unifikuar nuk ka qenë asnjëherë më e rëndësishme . BE-ja duhet të krijojë instrumente për borxh të përbashkët, për të investuar në projekte të përbashkëta, të cilat do të rrisin konkurrueshmërinë dhe sigurinë ekonomike”, tha Draghi.

Raporti mbështetet nga Franca, por shtete të tjera përfshirë Gjermaninë dhe Holandën, janë shprehur kundër veprimeve të tilla për shkak të frikës se mund të detyrohen të kontribuojnë më shumë para se shtetet të tjera europiane.

Ish kryeministri Italian tha se parandalimi i rënies së mëtejshme ekonomike do t’i përballë liderët europianë me vendime dhe zgjedhje të vështira. Sipas raportit borxhet e përbashkëta mund të jenë të mundura vetëm nëse plotësohen kushtet politike dhe institucionale./vizionplus.tv

Read Entire Article