Tabaku: Ja si do të merren lekët e paguara nga profesionistët e lirë

5 days ago 24
Reklamë

Opozita do të depozitojë në kuvend dy nisma ligjore me karakter ekonomik. Nisma e parë ka të bëjë me ligjin për tatimin mbi të ardhurat.

Një ligji i debatuar dhe i kundërshtuar nga ekspertët, por dhe i shpallur antikushtetues, nga gjykata lidhur me taksimin 15% të rreth 15  mijë profesionistë të lirë. Jorida Tabaku, deputete  e PD-së, në një intervistë për emisionin “E-ZONE” thotë se opozita do të këmbëngulë për këtë çështje, pasi qeveria po tenton ta zvarrisë.

Ne kërkuam që të bëjmë një interpelancë me ministrin e Financave. Duke parë që nuk është vullneti politike për ta bëre këtë interpelancë dhe ministria do ta fusë këtë proces në një debat me Gjykatën Kushtetuese, nuk do të shpenzojmë kohë për interpelancën, por do të sjellim një dispozitë ligjore  për të kthyer paratë.

Sipas Tabakut, teksa ligji ishte në diskutim në Gjykatën Kushtetuese, bizneset vijonin të merrnin njoftime për detyrimet.  Për të shmangur çdo paqartësi që mund të vijë nga zbatimi aktual i ligjit, PD do të depozitojë nismën që paratë t’i kthehen biznesit.

Në total sipas llogarive tona janë mbledhë 10 mln euro, 15 mijë kanë paguar. Qeveria thotë se shifrat janë ndryshe, por thelbi është që mekanizimi për kthimin e atyre parave ekziston. Ndaj do propozojmë, t’i lëmë në dorë dy opsione. Këto detyrime të rregullohen me llogaritë që kanë këto profesionistë të lire në zëra të tjera tatimorë dhe opsioni i dytë është që këto para kthehen fizikisht për bizneset.

Nisma e dytë e opozitës ka të bëjë me tregun e mikrokredive. Nisur nga rastet shumta që kanë rënduar pozitat e mijëra qytetarëve që kanë marrë një kredi, PD do të kërkojë rregulla të qarta për mbrojtjen e konsumatorit.

Kryetari i grupit parlamentar ka sjellë një kërkesë për një komision të posaçëm  për të parë hapësira ligjore  dhe për të bërë një analize çfarë shkoi keq. Nga pikëpamja  e mbrojtjes e konsumatorit, penalitetet dhe hapësirat që kanë përmbaruesit për të ekzekutuar vendimet. E gjithë kjo situatë ka shkuar në vesh të shurdhët nga qeveria. Grupi PD ka marrë një vendim. Do të depozitojë një paketë ligjore për mbrojtjen e konsumatorit në sektorin bankar dhe atë të mikrofiancës.

Tabaku thotë se iniciativa e PD do të jetë në bashkëpunim dhe me bankën botërore,  bankën e Shqipërisë dhe një sërë institucionesh që janë pjesë e përgjegjësive të këtij zinxhiri. Pak ditë më parë edhe guvernatori i bankës së Shqipërisë njoftoi se institucioni që ai drejton ka nisur të hartojë një rregullore të posaçme për të shmangur të gjitha anomalitë e ndodhura deri më tani në tregun e kredisë. Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga janari i vitit 2025.

Read Entire Article