500 milionë lekë për fermerët, qeveria mbështetje për blegtorët dhe peshkatarët

12 hours ago 17
Reklamë

Nga tetori, fermerët, blegtorët dhe peshkatarët do të jenë përfitues të një skeme të re mbështetëse për investimet që do të kryejnë.

Qeveria do të ofrojë për ta 50% të vlerës së investuar grant, ndërsa fondi i vënë në dispozicion është 500 milionë lekë.

Përmes kësaj mbështetjeje, Ministria e Bujqësisë synon të shtojë sipërfaqet e mbjella, të ndihmojë blegtorët për ndërtimin e stallave dhe të zhvillojë më tej sektorin e peshkimit.

Kjo është skema e dytë që qeveria aplikon për të mbështetur fermerët, pas fondit prej 3.3 mld lekësh që alokoi nga marsi i këtij viti. /vizionplus.tv

Read Entire Article