Qeveria indekson pensionet, 4.1 për qind rritje, përfitojnë 791 mijë të moshuar

1 day ago 20
Reklamë

Këtë të mërkurë qeveria zyrtarizoi masën e indeksimit të pensioneve.

Ministri i ekonomisë njoftoi vendimin zyrtarë, ku përfitues gjatë këtij viti janë 791 mijë në total

Kostoja për këto tre muaj indeksim arrin në afro 17 milion euro. Ndërkohë zyrtarisht, ministri pranoi se edhe bonusi i fundvitit në masën 5 mijë lekë do të rishikohet me tendencë në rritje

Pas mbledhjes së qeverisë ministri pranoi se qeveria ka në fokus që me korrigjimin që po i bën skemës së pensioneve, të realizohet rritja e pensioneve të ulëta, që nuk garantojnë përballimin e jetesës

Nga muaji tetor, qeveria pritet të bëj publike një plan kombëtarë i cili synon që të garantojë skemën e pensioneve, me synim rritjen e kontributeve duke formalizuar tregun e pagave. /vizionplus.tv

Read Entire Article