Abuzimet me mikrokreditë, BSH merr masa! Eksperti: Shkak i kredive të këqija sistemi ekonomik informal

1 week ago 22
Reklamë

Banka e Shqipërisë është drejt zyrtarizimit të një rregulloreje të re, që në fokus ka mbrojtjen e kredimarrësve.

Kjo rregullore hartohet pas situatës shqetësuese të krijuar me mijëra qytetarë që kishin marrë kredi të vogla.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë njoftoi disa risi të kësaj rregulloreje, pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës. Së pari, jo çdokush do të ketë të drejtë të marrë kredi dhe po ashtu, do të kufizohet numri i kredive që do të mund të marrin individët. Gjithashtu, do të analizohet me kujdes edhe aftësia paguese e kredimarrësit.

Për të diskutuar rregulloren e re që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2025, në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, me gazetarin Roland Zili ishte eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho.

Intervista e plotë: 

Si mund ta lexojmë rregulloren e re të Bankës së Shqipërisë, a mundet ajo të frenojë abuzimet që janë vërejtur deri më sot me mikrokreditë?

Spaho: Ajo tenton t’i frenojë në dy pikëpamje. Banka e Shqipërisë kërkon që vetë kompanitë e mikrokredive të analizojnë më mirë klientët që dëshirojnë të marrin kredi. Kompanitë e mikrokredive do të kenë detyrimin që të vlerësojnë dokumentet për të parë nëse njerëzit që do të marrin kredi kanë aftësi paguese. Elementi dhe problematika e dytë është që BSH bën që të ketë më pak qytetarë që të jenë me probleme mospagese. Kjo synon që pikërisht normat e interesit që ishin mbi 20% në vit, të jenë më të ulëta sepse ka më shumë informacion për qytetarët. Elementi përfundimtar është te një kontroll më i madh për kompanitë jo banka për veprimtarinë që ato do të marrin për të rekuperuar shumat që nuk kanë marrë dot. Është në saktësim e sipër edhe procesi i likuidatorëve, pra çfarë ndodh kur një kompani mikrokredie falimenton. Edhe këtu BSH po vë rregulla që ky proces të jetë i rregulluar, në mënyrë që të gjithë ata që janë debitorë ndaj kësaj kompanie të jenë të mbrojtur.

A ka masa të tjera që mund të merren për të frenuar kjëtë fenomen?

Spaho: Demokratizimi i kreditimit nuk është gjë e keqe. Problemi fillon nga përgjegjësia e qytetarit dhe së dyti te sistemi ekonomik shqiptar, i cili është një sistem informal dhe i ka detyruar një pjesë jo të vogël të qytetarëve  që të shkojnë te kompanitë e mikrokredive. Gjithë sistemi bankar si pasojë ka pasur vështirësi të madhe që të japë kredi në sektorin e bujqësisë, biznesit të vogël dhe bizneset e tjera që kishin % të lartë informaliteti. Ndërsa kompanitë e mikrokredive e kanë pasur të thjeshtë këtë gjë.

Çfarë duhet bërë më shumë edhe për sistemin e kredimarrjes në tërësi?

Spaho: BSH ka provuar rreth 10 muaj më parë një rregullore që lidhet me bankat dhe me limitimet që u jepet bankave sidomos me kreditimin në sektorin e ndërtimit. Për të evituar flluska ose ekspozime të tepërta dhe në mënyrë të tillë që një kreditim i tepruar në sektorin e ndërtimit që mund të pasojë ose mund të kishte risqe për probleme në sektorin e ndërtimit, këto risqe të merrnin me vete dhe bankat dhe të krijonin problematika në sektronin financiar. BSH ka ndërhyrë dhe ka limituar ekzpozimin e bankave me regullore të qarta drejt këtij sektori që është mjaft i rëndësishëm për ekonominë shqiptare. Pikërisht për të krijuar një lloj izolimi të sistemit financiar për sa është e mundur në raport me sektorët e tjerë ekonomikë./vizionplus.tv

Read Entire Article