Rishikohet buxheti i vitit 2024, ministri Malaj: Të ardhurat rriten me 27 mld lekë, si do të shpërndahen

2 weeks ago 24
Reklamë

Ka përfunduar mbledhja e qeverisë e zhvilluar ditën e sotme, 28 gusht. Në përfundim, ministrat kanë komunikuar vendimet e marra gjatë mbledhjes. Ministri i Financave Petrit Malaj bëri me dije se si rezultat i performancës pozitive të ekonomisë shqiptare dhe realizimit të të ardhurave nga agjencitë tatimore, doganore, të ardhurat e realizuara nga qeverisja vendore dhe të ardhura jo tatimore është rishikuar buxheti për vitin 2024 duke rritur të ardhurat e parashikuara për këtë vit në vlerën 27 miliard lekë.

Malaj: Kemi rishikuar buxhetin e vitit 2024 duke rritur të ardhurat e parashikuara për këtë vit në vlerën 27 mld lekë. Këto të ardhura shtesë janë menduar të shpërndahen në sektorë që kanë ndikim të lartë në jetën sociale dhe në ato sektorë që kontribuojnë më shumë në zhvillimin ekonomik të vendit. Kemi rritur financimet shtesë për ministrinë e Bujqësisë me 500 mln lekë, kemi rritur financimin shtesë për ministrinë e Shëndetësisë me 250 mln lekë në mënyrë që të financohen projekte të shërbimit të kujdesit parësor dhe dytësor.

Kemi rritur financimin për ministrinë e Brendshme në vlerën 1.3 mln lekë për kompensimin ushqimor të policëve. Kemi rritur fondet për minsitrinë e Arsimit me vlerën 300 mln lekë për shpërblimin e sportistëve që kanë arritur rezultate të mira. Do të vijohet edhe për të financuar në infrastrukturën lokale, kombëtare apo rurale dhe në atë infrastrukturë që do të luajë rol kyç në zhvillimin e vendit./vizionplus.tv

Read Entire Article